Ka diçka magjike në përgatitjen e një shurupi natyral në shtëpi. E aq më shumë kur bëhet fjalë për shurupin e trendafilit, i cili jo vetëm që ka një aromë marramendëse, por edhe një ngjyrë që të pushton zemrën.
Në videon time të fundit në YouTube, ndaj me ju një mënyrë të thjeshtë dhe tradicionale për ta përgatitur këtë ëmbëlsi lulesh në kushte shtëpie. E gjitha nis me 7 trendafila të freskët dhe të pastër.
Ja si bëhet:
- Zgjidhni trendafila të freskët dhe pa pesticide – më së miri ata që i keni rritur vetë ose që i dini nga burim i sigurt.
- Pastrojini mirë petalet dhe vendosini me kujdes në një kavanoz të pastër prej qelqi.
- Shtoni lemontoz sipas dëshirës (ky ndihmon edhe në ruajtjen e ngjyrës së bukur rozë).
- Hidhni ujë të ftohtë të zier më parë dhe të ftohur – sa për t’i mbuluar petalet.
- Përziejeni butësisht dhe vendoseni kavanozin në dritare, aty ku bie dielli.
Dhe tani… prisni që natyra të bëjë magjinë e saj ✨. Për disa ditë me radhë, rrezet e diellit do të ndihmojnë për të nxjerrë gjithë aromën dhe ngjyrën nga petalet, duke krijuar një eliksir lulesh që mund ta përdorni si pije freskuese, për ëmbëlsira apo edhe si dhuratë të veçantë.
Shijoni shijen, aromën dhe ngrohtësinë që vetëm dielli dhe trendafili mund të dhurojnë – në një kavanoz të vogël dashurie!
🫶 Për më shumë, shikoni videon time të plotë këtu: