Parashikimi i motit 13-17 Janar 2025 nga Instituti Meteorlogjik i Kosovës:
E Hënë, 13 Janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar. Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
E Martë, 14 Janar 2025
Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.
E Mërkurë, 15 Janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.
E Enjte, 16 Janar 2025
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E Premte, 17 Janar 2025
Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C. Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.